Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes së arritur në Bruksel është rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënies Kosovë – Serbi.
Borrell, në konferencë për media, pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, ka bërë thirrje që të mbarojë atmosfera negative dhe mungesa e konstruktivitetit.
“Bashkimi Evropian është për bashkëpunim, është për fqinjësi dhe për të jetuar së bashku. Për këtë zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të mbarojnë. Atmosfera negative e mungesa e konstruktivitetit duhet të përmbyset. Të jesh anëtar i BE-së nënkupton të jesh në gjendje të bashkëpunosh, të veprosh si fqinj i mirë dhe të tejkalosh gjitha vështirësitë e kaluara”, ka thënë Borrell.
Borrell po ashtu ka thënë se në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së është folur edhe për shtetet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Ai ka përmendur Serbinë, ndërsa ka thënë se mbajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën evropiane dhe po ashtu me interesat e Serbisë.
-
Borell: S’ka anëtarësim në BE pa normalizim të marrëdhënieve
-
Borrelli-Gjuriqit: Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut
-
Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim dhe vullnet politik
-
Borrell para takimit: Do të diskutojmë për hapat konkretë në implementimin e marrëveshjeve
-
Borrell: Është momenti i fundit që Kosova dhe Serbia të kalojnë në një epokë evropiane