Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur në dialogun me Serbinë.
“Thirremi si Komision në trajtimin direkt të çështjes së personave të pagjetur. Janë disa elemente duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur karshi dialogut. Po në të njëjtën kohë ka shumë çështje brenda Komisionit që duhet të rregullohen si ligji, plotësim ndryshimi i ligjit”, ka thënë ajo.
Ndërsa, sa i përket çështjes të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Bogujevci shtoi se duhet të bëhet shumë punë në Komisionin për verifikimin e kësaj kategorie. Megjithatë, ajo ka thënë se raporti i katër organizatave nën udhëheqje të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT/KRCT) do të përcillet në Kuvend.
“Ekziston Komisioni për verifikimin e dhunës seksuale gjatë luftës dhe njohjes së statusit të viktimave por që ka ende shumë punë për të bërë. Është lansuar edhe raporti i katër organizatave në udhëheqje të KRCT-ës për impaktin dhe ballafaqimin që kanë viktimat në këtë drejtim. Ky raport do të përcillet në Kuvend”, nënvizoi Bogujevci. /EO
-
Bogujevci: Çështja e të zhdukurve me dhunë, ndër temat më të ndjeshme në vendin tonë
-
Bogujevci: Serbia të marrë përgjegjësi për krimet, presioni duhet të bartet tek ata
-
Kërkohet që të mos fillojë dialogu me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
BE-ja pret që komisioni i përbashkët të japë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur