Parkingu nëntokësor te Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës (UP) "Hasan Prishtina" është bllokuar. Veturat që janë parkuar aty nga qytetarët nuk po arrijnë të dalin dhe të kyçen tek rruga “Eqrem Çabej”.
VIDEO:
Në fotografitë që i ka realizuar KOHA shihen veturat e bllokuara. “Më shumë se një orë jam në veturë, as 3 metra s’kam lëvizë. Parkingu është bllokuar. U ankuam, punonjësi i parkingut tha se për shkak që është vetëm një dalje dhe qasja në rrugë është shumë e vështirë, është bllokuar parkingu”, ka thënë një qytetare për KOHËN, duke shtuar se edhe ajri brenda parkingut është bërë shumë i rëndë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Tre vjet pas përurimit dëmtohet zona mbi parkingun në kampusin universitar
-
Qytetarët ankohen për vështirësitë për t’u qasur në rrugë pas daljes nga parkingu nëntokësor
-
UP-ja përgënjeshtron Komunën e Prishtinës
-
Komuna e Prishtinës arsyeton çmimet e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik
-
Mësimdhënësit protestojnë me bllokim të rrugës për parkingun