Policia në Ferizaj ka njoftuar se është liruar për qarkullim segmenti rrugor Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, i cili ishte i bllokuar për shkak të ujit në rrugë.
Zëdhënësi Kanun Veseli ka deklaruar se rruga është e lirë për qarkullim.
“Nga ora 15:30, rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin Ferizaj-Gjilan, fshati Sojev (afër Bondsteelit), e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim. Sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt (Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit) janë aktualisht të kalueshme”, ka thënë ai.
Bllokohet një pjesë e aksit Ferizaj–Gjilan, rekomandohet rruga alternative
Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin te fshati Sojev, mbetet i mbyllur për qarkullim shkaku i grumbullimit të ujit.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Tutje ka shtuar se rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim.
“Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin te fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim. Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas. Rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, megjithatë rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë më të madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës”, tha ai.