Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut magjistralja Ferizaj-Gjilan në fshatin Dardani është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve.
“Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, rruga magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasi e madhe e ujit, është e bllokuar plotësisht për qarkullimin e majtëve, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka lutur shoferët e automjeteve që të përdorin rrugën alternative nga drejtimi Ferizaj-Gjilan, të përdorin rrugën e fshatit Zllatar ndërsa nga drejtimi i Gjilanit në drejtim të Ferizajt, të përdorin rrugën
Dardani-Zllatar, që është rruga skaj kompanisë Metali i Ri.
Policia thuhet se është në vendin e ngjarjes dhe po e orienton trafikun.

