Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 4 persona e janë shënuar 227 raste të reja pozitive me COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.010 mostra të dyshuara për koronavirus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.
-
Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
-
Një i vdekur dhe 14 raste me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Katër të vdekur dhe 75 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
-
5 të vdekur e 187 raste të reja me COVID-19 në Kosovë