Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 1.904 testime, 14 kanë rezultuar pozitivë. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 93 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 101.467.
Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë të vdekur dhe 62 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Një i vdekur dhe 64 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Një i vdekur e 103 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit