Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 2.545 testime, 170 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 389 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se rastet me të vdekur janë në komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

IKSHPK-ja njofton se numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes. Numri përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.