Administratat komunale në Gjilan, Kamenicë dhe Viti kanë kufizuar kapacitetet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19. Por edhe kërkesat e qytetarëve për pajisje me dokumente të ndryshme, të cilat lëshohen nga sektori i gjendjes civile, sipas zyrtarëve komunalë janë të pakta.
dy javëve në administratën komunale në Gjilan janë parashtruar 428 kërkesa nga qytetarët për pajisje me dokumente të ndryshme, ku përfshihen ekstraktet e lindjes, certifikatat e lindjes, të kurorëzimit, vdekjes, vendbanimit, të shtetësisë, certifikatat e gjendjes martesore etj.
Drejtori komunal i administratës në Gjilan, Bardhyl Syla, ka thënë se rënia e kërkesave ka bërë që në administratë të ketë më pak frekuentim të qytetarëve, transmeton KOHA.
“Nga 15 marsi deri tani janë parashtruar 428 kërkesa për pajisje me dokumente të gjendjes civile. Ka rënë dukshëm numri i kërkesave të parashtruara dhe kjo është për shkak të gjendjes së krijuar. Ka frekuentim të vogël të qytetarëve në administratë. Disa banorë kanë parashtruar kërkesa te Qendra për Shërbime me Qytetarë, meqë drejtoria ka shpallur konkurs për subvencione për misër dhe për lloje të ndryshme të subvencioneve. Dhe ata kanë parashtruar kërkesat e tyre, të cilat si lëndë barten te Drejtoria e Bujqësisë. Kemi kërkuar nga qytetarët që t’i shfrytëzojnë edhe E-Kiosqet të cilat gjenden në qytet”, ka thënë ai.
Edhe administrata komunale në Komunën e Kamenicës është duke punuar me kapacitete të kufizuara. Kjo komunë ka reduktuar edhe numrin e stafit.
Edhe
Greva shtyn qytetarët nga Prishtina t’i drejtohen Graçanicës për dokumente
Drejtoresha e administratës, Brikenë Ramabaja, ka deklaruar se pandemia ka ndikuar në aktivitetet publike dhe se qytetarët po i zbatojnë masat mbrojtëse.
“Nga 15 marsi deri më sot kemi 246 kërkesa. Kërkesat për pajisje me dokumente, të cilat janë parashtruar në administratë janë 174. Kurse të tjerat kërkesa janë për drejtoritë dhe për zyrën e kryetarit. Për shkak të gjendjes, kemi reduktuar edhe numrin e zyrtarëve. Por edhe qytetarët nuk po parashtrojnë kërkesa siç ka ndodhur në të kaluarën për shkak të situatës”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, në Komunën e Vitisë, ritmi i shërbimeve është edhe më i ulët, meqë kjo komunë është vënë në karantinë pas shfaqjes së rasteve të koronavirusit.
Drejtori i administratës komunale në Viti, Isuf Sadiku, ka thënë se qytetarët nuk po paraqesin kërkesa për pajisje me dokumente.
Edhe
Kompanitë e taksive ankohen se pandemia po vazhdon t’iu shkaktojë telashe
“Jemi duke punuar me staf të reduktuar dhe duhet të keni parasysh se ne ende jemi si komunë në karantinë. Nuk ka lëvizje të njerëzve dhe po ashtu nuk kanë interes që të nxjerrin dokumentet. Pak njerëz janë të cilët i drejtohen administratës me kërkesa. Kemi edhe E-Kioskën në Pozheran, të cilën mund ta shfrytëzojnë. Jemi duke punuar me kapacitete të kufizuara”, ka thënë ai.
Në Komunën e Vitisë, shtatë banorë janë konfirmuar të prekur nga COVID-19, në atë të Gjilanit 15 persona, kurse në atë të Kamenicës 1 person.