Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie në 290 rastet aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina edhe këtë të diel është e para në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet ka rënë në 290.

Pas Prishtinës, qytetet me më shumë raste aktive janë Gjilani me 106 dhe Ferizaj me 95 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 66 raste të reja pozitive me COVID-19. Nga ky numër, 21 raste të reja janë shënuar vetëm në Prishtinë.

Numri i të shëruarve me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit ishte më i lartë se i rasteve pozitive. Nga gjithsej 252 të shëruar në tërë Kosovën, 60 prej tyre janë të regjistruar në komunën e Prishtinës.