Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Behluli: Shqipërim Arifi pësoi debakël për shkak të konfliktit me Qeverinë e Kosovës

Analisti Nexhat Behluli ka thënë se procesi zgjedhor në Luginë të Preshevës ka shkuar pa incidente.Duke folur për Luginën e Preshevës, ka thënë se dalja në zgjedhje nuk ishte e keqe.

Behluli ka thënë se Shaip Kamberi e ka fituar mandatin për deputet, duke deklaruar se për pak vota nuk është siguruar edhe mandati i dytë.

Ka shpjeguar edhe humbjen e Shqipërim Arifit në këto zgjedhje.

“Shqiprim Arifi është në konflikt të hapur ndaj Albin Kurtit. Kjo çoi edhe në sanksionimin e Listës së tij në zgjedhjet e djeshme. Kësaj here ka pësuar një debakël në zgjedhje. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e tolerojnë kur një lider hyn në konflikt më liderët qeveritarë të Kosovës. Arifi është kuadër nga Gjermania dhe nuk përputhet me mentalitetin e shqiptarëve. Është një arrogant dhe shpesh luan rolin sikur është kryeministër i Kosovës. Ky është faktori kryesor që kohët e fundit pse institucionet e Kosovës dhe Serbisë kanë marrëdhënie të ftohtë ndaj tij”, ka thënë ai.

Sipas tij në nivel republikan, opozita i ka kundërshtuar rezultatet.

Edhe ​Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë Arbëri ​Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë

Ai ka shtuar se të hënën në orën 20:00, Komisioni zgjedhor do të prezantojë rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi.

“Nga nesër pritet që të ketë probleme në Serbi, pasi opozita po i kundërshton këto rezultate të zgjedhjeve. Nëse mbeten këto rezultate, SNS e ka shumicën absolute me 129 ulëse në Kuvend. Ka ndodhur një befasi duke pasur parasysh që opozita ka qenë e përgatitur mirë. Vuciqi ka keqpërdorur buxhetin duke ndarë subvencione për kategori të ndryshme. Pra ka blerë vota në mënyrë ilegale”, ka thënë ai.

Ka shtuar se faktori kryesor që SNS ka këtë rezultat është se presidenti serb, Aleksandar Vuciq ka keqpërdorur mjetet për subvencione, për të blerë vota.

Sipas tij, gjatë këtij viti janë rritur pensionet e pensionistëve, duke shtuar se ka pasur edhe subvencione gjatë gjithë kohës, pasi shton se në Serbi numri i pensionistëve është shumë i madh.

Behluli ka thënë se opozita në Serbi vitet e fundit është e shpartalluar.

Sipas tij, Vuçiqi lavdërohet vazhdimisht për tërheqjen e njohjeve të huaja ndaj Kosovës.

Ka deklaruar se faktori ndërkombëtar e ka favorizuar Vuçiqin.

Edhe Arifi: Fitorja e VV-së, minus i madh për lidershipin e PDK-së e LDK-së Arbëri Arifi: Fitorja e VV-së, minus i madh për lidershipin e PDK-së e LDK-së

“Nuk ka ndodhur më herët që gjatë fushatës të vijnë në Serbi dhe të organizojnë takime me kryetarin e një partie që është në zgjedhje. Ashtu edhe opozita e komenton që Vuçiqi ka pasur përkrahje nga faktori ndërkombëtar. Ndoshta e kanë identifikuar Vuçiqin personin që Serbinë do ta shkëpusë nga Rusia”, ka thënë ai.

Sipas tij, Vuçiqi është duke u përkëdhelur.