Po mbahet seanca solemne e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.
Seanca ka filluar me himnin kombëtar dhe atë shtetëror, raporton KOHA, ndërkaq kryetari Shpejtim Bulliqi e ka dhënë betimin.
Bulliqi ka thënë se zyra e kryetarit do të udhëhiqet nga trajtimi i barabartë për të gjithë, nuk do të ketë ndasi në ne dhe ata.
Kryesuesi i kuvendit komunal, Fatmir Gashi ka kërkuar që të respektohen masat kundër Covid-19, pasi në sallë është një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.
Zgjedhjet për kryetar të Podujevës janë mbajtur më 29 nëntor, fitues i të cilave ka dalë Shpejtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Bulliqi është ende deputet i Kuvendit të Kosovës, detyrën e të cilit e merr deputeti më i votuar menjëherë pas tij në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
-
Bulliqi e shpall fitoren në Podujevë
-
Bulliqi fton qytetarët për të festuar fitoren
-
Bulliqi zotohet se zyra e kryetarit do të udhëhiqet nga parimi i gjithëpërfshirjes
-
Kush është Shpejtim Bulliqi, kryetari i ri i Podujevës
-
Sot fillon fushata zgjedhore në Podujevë, Bulliqi thotë se kjo komunë ka nevojë për ndryshime