Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bëhet për riparim rruga e asfaltuar para dy javësh në Ferizaj

Rruga e “Reçakut” në hyrje të Ferizajt, e asfaltuar para dy javësh, është riparuar në gjashtë vende si pasojë e dëmtimit të shtresës së parë.

Në disa fotografi që ka dërguar një lexues i portalit Koha.net, shihen gjashtë vende të dëmtuara të cilat sot kanë filluar të arnohen nga kompania përgjegjëse dhe sipas banorëve asfalti do të prehet edhe në disa pjesë të rrugës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rruga e “Reçakut” është asfaltuar para dy javësh me vetëm një shtresë ndërsa shtresa përfundimtare është paralajmëruar të bëhet në pranverën e vitit 2019.

{gallery}

Banorët e kësaj rruge kanë thënë se rruga është ngushtuar për t’i lënë hapësirë shtegut për biçikleta që nuk është asfaltuar dhe është vetëm me gurë.