Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asfaltohet me shtresën e parë segmenti i mbetur i rrugës “Muharrem Fejza”

Asfaltohet me shtresën e parë segmenti i mbetur i rrugës “Muharrem Fejza”

Segmenti i mbetur i pa asfaltuar në rrugën “Muharrem Fejza” është asfaltuar të shtunën, me shtresën e parë. Për këtë shkak, i njëjti segment, ka qenë i mbyllur prej dy ditësh.

Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” kanë nisur prej një viti ndërsa banorët në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqësi me ritmin e ngadaltë të punimeve.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, javë më parë, ishte në këtë rrugë ku prezantoi planin dinamik të punimeve, dhe u zotua se gjithçka do të përfundojë në këtë rrugë deri në ditët e para të muajit maj.

Banorët kanë shprehur disa pakënaqësi edhe me asfaltimin e së shtunës, duke thënë se po u vështirësohet qasja në rrugën “Muharrem Fejza” nga rrugët lidhëse.