Rruga “Reçaku” në qytetin e Ferizajt e asfaltuar rreth një muaj më parë ka nisur të degradohet në disa pjesë, ndërkohë inspektorati i Komunës të premten ka dalë në terren për t’i marrë mostrat dhe për ta identifikuar cilësinë e asfaltit. Ky projekt në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh është financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Zyrtarët komunalë në Ferizaj kanë thënë se opozita dhe OJQ-të kësaj radhe janë treguar konstruktivë në të mirë të qytetarëve derisa kanë ngritur shqetësime në lidhje me degradimin e kësaj rruge, shkruan sot Koha Ditore.
Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt, nga radhët e LDK-së, ka thënë se projekti për asfaltimin e rrugës së “Reçakut” është meritë e ish-qeverisjes së kaluar, mirëpo implementimi i tij është keqmenaxhuar nga qeverisja aktuale. Ai ka bërë me dije se është shqetësuese se si kjo rrugë është degraduar brenda një periudhe njëmujore.\Agim Ademi.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Bëhet për riparim rruga e asfaltuar para dy javësh në Ferizaj
-
Qytetarët në Ferizaj kërkojnë mbylljen e gropave në qytet
-
Shkaku i rritjes së çmimeve, zvarriten projektet për riparimin e gropave në Ferizaj
-
Qytetarët në Ferizaj kritikojnë komunën për mosmirëmbajtje të rrugëve
-
Ferizaj, hetohen projektet e disa rrugëve me dyshimin për cilësi të dobët ndërtimi