Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj, hetohen projektet e disa rrugëve me dyshimin për cilësi të dobët ndërtimi

Foto: Koha

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Departamentin për Krime Ekonomike, kanë nisur hetime lidhur me disa projekte mjaft madhore në Komunën e Ferizajt nën dyshimin e cilësisë së dobët të punimeve.

Hetimet fillestare kanë nisur në projektin e rrugës Dremnjak, pastaj në Komogllavë dhe projekti i rrugës Rahovicë - Kishnapolje, duke grumbulluar fakte në terren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto institucione kanë nisur hetime pas publikimit të disa artikujve të gazetës “Koha Ditore” lidhur me zvarritjen e disa projekteve kapitale në Ferizaj dhe nën dyshimin e cilësisë së dobët të punimeve.

Ndërkohë në fund të vitit të kaluar shqetësime dhe raporte rreth këtyre projekteve milionëshe janë publikuar edhe nga rrjeti i OJQ-ve “Avonet”. Burime të gazetës brenda Departamentit për Krime Ekonomike në Ferizaj kanë thënë se tashmë kanë nisur hetimet fillestare pas asfaltimit të rrugës në Dremnjak dhe Rahovicë –Kishnapolje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)