Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE).
Begaj këtë e konsideroi akt të rëndësishëm historik me ç’rast, u uroi autoriteteve të Kosovës suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.
Begaj i bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi sipas tij, kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. “Urime Kosovë e shumë suksese!”, u shpreh Begaj.
Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian. /ksp
-
Begaj uron liberalizimin e vizave: Arritje e vonuar
-
Liderët shqiptarë: Pranimi i kërkesës së Kosovës për në KiE, sukses edhe i Shqipërisë
-
Kosova aplikon zyrtarisht për anëtarësim në BE, më 2023 synon edhe NATO-n
-
Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, zotohet t'i ndajë përvojat
-
Kurti sot dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE