Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Kosovës, derisa e ka uruar popullin për këtë nismë.
“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate. Urime Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe urime për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, ka shkruar Plenkoviq të enjten në Twitter.
Kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar zyrtarisht të enjten aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti e ka quajtur ditë historike për Kosovën të enjten kur në Pragë ka dorëzuar aplikimin për statusin e shtetit kandidat në BE.
“Kjo është ditë historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë. Letra që kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Flet për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së. I përgjigjet vizionit të Evropës që është e përgjithshme e plotë dhe në paqe dhe një Evropë që ka të ardhme të ndritur”, ka thënë Kurti.
t’iu bashkuar BE-së. I përgjigjet vizionit të Evropës që është e përgjithshme e plotë dhe në paqe dhe një Evropë që ka të ardhme të ndritur”, ka thënë Kurti.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Plenkoviq uron Kurtin: Kroacia pret formim të shpejtë të institucioneve
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kroacia ofron mbështetje për anëtarësim në KiE, Vuçiqi i ankohet Lajçakut për politikat e Kurtit