Bedri Rexhepi i zhdukur që nga data 8 prill nuk është gjendur ende. Ai është zhdukur në rrethana të panjohura derisa ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Ndërkaq mesazhe telefonike iu kanë shkuar qytetarëve të cilat thuhet se janë nga familja Rexhepi, e përmes të cilave është kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
“Vëllai jonë Bedri Rexhepi nga data 8.04.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur në Komunën e Novobërdës me veturën më targa 05 406 EJ. Ju lutemi kushdo që ka informacione për vendodhjen e Bedriut na lajmëroni në nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes që do kemi si familje, ne do të ju shpërblejmë edhe me shumën prej 20.000 euro, si dhe të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale”, thuhet në mesazhin e familjes.
Ndërkaq e kontaktuar nga KOHA, Prokuroria Themelore ka thënë se ende nuk ka informata lidhur me rastin dhe se bashkë me Policinë e Kosovës janë duke punuar intensivisht në gjetjen e të zhdukurit.
-
Prokuroria mban konferencë për zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
-
I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit
-
Babai raporton zhdukjen e dy vajzave në Novobërdë
-
Zhduket një burrë në Bushnicë të Novobërdës
-
Gjenden mbetje mortore në një pyll, dyshohet të jenë të Bedri Rexhepit