Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një burrë në Bushnicë të Novobërdës

Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Bushnicë të Novobërdës.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, një djalë ka raportuar se që nga data 15 prill babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Rasti po hetohet.