Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka nominuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër të kësaj partie.
Në një status në Facebook të mërkurën, Krasniqi ka thënë se Bedri Hamza është përgjigja ndaj thirrjeve të qytetarëve për mirëqenie.
“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt! Të priftë e mbara, Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Kosovë.
Së fundmi, opozita ka intensifikuar kërkesat për zgjedhje të reja, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Por Kurti ka thënë se nuk sheh arsye të japë dorëheqje, ndërsa ka rekomanduar opozitën që ta shpërbëjë Kuvendin e më pas të shkohet në zgjedhje.
-
Kurti thotë se do ta mbështetë opozitën për zgjedhje, por jo me dorëheqjen e Qeverisë
-
Hamza zyrtarisht kandidat për kryetar të PDK-së
-
PDK-ja mobilizohet për “qeverisjen e re, të aftë e të përgjegjshme”
-
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
-
Hamza refuzon sërish ftesën e Kurtit për takim