Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti raportet e gjetjeve të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së për zgjedhjet lokale dhe dhjetore të fundvitit.
Në një njoftim të shkurtër është thënë se është i nevojshëm depolitizimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua këtë mëngjes me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të prezantuar raportet e gjetjeve të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare, duke theksuar nevojën për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke pasur parasysh rolin e tij si garantues i integritetit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Kosova organizoi dy palë zgjedhje nga tetori deri në fundvit 2025. Në tetor dhe nëntor ishin ato lokale, e më 28 dhjetor qendroret. Po ashtu Kosova pati zgjedhje edhe në shkurt. E një palë të tilla duket se do të mbahen sërish, pasi kur kanë mbetur edhe shtatë ditë afat, partitë s’kanë gjetur gjuhën e dakordimit për presidentin e ri.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Kurti: Komunikimet me partitë do t’i nisim pas certifikimit të rezultateve
-
Kurti: Komunikimet me partitë do t’i nisim pas certifikimit të rezultatit zgjedhor
-
Kos kërkon kompromis nga partitë politike në Kosovë pas zgjedhjeve