Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, thotë se BE-ja është e gatshme të vendosë një mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në zgjedhjet e ardhshme komunale në Kosovë.
Szunyog e ka thënë këtë gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Pata një diskutim të frytshëm me presidenten Vjosa Osmani sot për zgjedhjet. BE-ja është e gatshme të vendosë një Mision të plotë të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme komunale në Kosovë, në rast se situata me pandeminë COVID-19 përmirësohet mëtutje”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale të tetorit “me mision të plotë”
-
BE: Do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor, institucionet e reja do të zgjidhen shpejt
-
Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova
-
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
-
BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë