Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bashkatdhetari nga Zvicra dhuron 30 kompjuterë për 3 shkolla të Klinës

Mërgimtari Besnik Ademi, nga fshati Poterq i Epërm i Komunës së Klinës, me punë të përkohshme në Zvicër, ka sjellë nga Lucerni 30 kompjuterë për të pajisur kabinetet e teknologjisë informative të shkollës fillore në fshatin Zllakuqan, atë të fshatit Jagodë dhe të fshatit Poterq, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me rastin e dhurimit të këtyre kompjuterëve Ademi kërkoi nga kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, që shkollat e kësaj komune t’i shohin prioritetet dhe njëkohësisht ai premtoi se është në gjendje të sjellë edhe një kontingjent tjetër prej 30 kompjuterëve.

Siç njoftoi të hënën zyra e informimit e kësaj komune, kryetari Elezaj ka falënderuar humanistin Ademi duke thënë se kontributi i diasporës nuk ka munguar asnjëherë.