Ish-mësimdhënësi Agim Paçarizi, i përndjekur politik, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, të martën i ka dhuruar 50 kompjuterë për shkollat e Malishevës, shkruan sot “Koha Ditore”.
“E kemi obligim ta ndihmojmë vendin tonë dhe me këtë rast ju bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që kanë mundësi të ndihmojnë në forma të ndryshme, të bëjnë këtë, pasi e bëjmë për vendin tonë”, ka thënë Paçarizi, duke ia dorëzuar kompjuterët kreut komunal Ragip Begaj. Ai e ka falënderuar Paçarizin.
“Kjo nuk është hera e parë që profesor Paçarizi na ndihmon dhe për këtë e falënderojmë pa masë, pasi edhe pse jeton në Zvicër, vazhdon të jep kontributin e tij për vendin, ndërsa kompjuterët e sjellë janë shumë domethënës, pasi neve na ndihmon që shkollat gradualisht të kompletohen me kompjuter”, tha Begaj.
Ndërsa Paçarizi ka thënë se këta kompjuterë i ka siguruar nga Universiteti i Frieburgut, me të cilin kanë bashkëpunim të mirë dhe ky nuk është donacioni i vetëm, pasi edhe më parë ky universitet zviceran ka ndihmuar me mjete konkretizuese për shkolla... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Bashkatdhetari Paçarizi dhuron 50 kompjuterë për shkollat e Malishevës
-
Gjilani merr donacion 20 laptopë nga Zvicra
-
Bashkatdhetari nga Zvicra dhuron 30 kompjuterë për 3 shkolla të Klinës
-
KFOR-i italian pajisi me kabinete të informatikës dy shkolla të Malishevës
-
Ish-mësimdhënësi rikthehet në shkollën e tij, dhuron 170 libra