Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot 20 laptopë për shkollat profesionale, të cilët janë donacion i organizatës zvicerane Labdoo.
Në emër të organizatës, donacionin ia ka dorëzuar Hazirit koordinatori i Labdoo, Asdren Toska.
Haziri ka falënderuar koordinatorin Toska për inicimin dhe përkushtimin që ky donacion të vijë në qytetin e tij, duke thënë se laptopët do të shfrytëzohen nga shkollat profesionale dhe në këtë mënyrë do të ketë ndikim direkt në përmirësimin e cilësisë në institucionet edukativo-arsimore.
Ndërkaq, koordinatori i organizatës zvicerane Labdoo, Asdren Toska, ka njoftuar se ky është vetëm fillimi i donacioneve të kësaj natyre, duke u zotuar se brenda vitit edhe 200 laptopë të tjerë do t’i sjell në Gjilan.
Ai tha se laptopët që i dorëzoi sot janë të pajisur me të gjitha programet e domosdoshme për përdorim nga nxënësit e shkollave profesionale.
-
Shkolla “Abdullah Tahiri” në Malishevë pranon donacion dhjetë llaptopë dhe mjete shkollore e sportive
-
Klubi i Rotarianëve në Gjilan shpërndanë pako të lodrave në pesë çerdhe
-
Gjilani merr donacion nga Zvicra një automjet për fikjen e zjarreve
-
Raporti i KTV-së për “mirënjohjet” e kryetarit të Gjilanit
-
Ish-mësimdhënësi ndihmon shkollat e Malishevës me 50 kompjuterë