Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar deklaroi se kryeministri Edi Rama “ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin”.
“Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin sepse është peng i lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit. Drejtësia është e nëpërkëmbur dhe e kërcënuar me këtë qëndrim të Edi Ramës”, tha Basha.
Kreu i PD-së shtoi se “vendi është në krizë totale kushtetuese”.
“Edi Rama ka marrë fund si kryeministër. Rama ka frikë nga hetimet pasi ato do të zbulojnë lidhjet e tjera të kupolës me krimin”, tha Basha.
Artikuj të ngjashëm
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Basha-Ramës: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet
-
Sipas Bashës, Rama po e shkatërron reformën në drejtësi që ta mbrojë veten
-
Vendimi për Tahirin, reagojnë Rama, Basha e Kryemadhi
-
Jeta e shqiptarëve është nën kërcënim të drogës, thotë Basha