Kreu demokrat, Lulzim Basha, në një prononcim për medie pas takimit me delegacionin e Komisionit Evropian, deklaroi se kryeministri Edi Rama po shkatërron reformën në drejtësi që të mbrojë veten.
“Opozita sot ka pasur një mundësi tjetër, jo thjesht dhe vetëm për të shprehur vendosmërinë e saj për t’i qëndruar kësaj beteje, por kemi shprehur dhe vendosmërinë tonë që jo thjesht të largohet Rama, por të shembet ky sistem, për të ndërtuar një sistem vlerash evropiane në vend”, tha ai, transmeton Koha.net raportimin e TCh.
Ai e ka quajtur Ramën kufomë politike, derisa ka thënë se regjimi i tij ka mbaruar.
Ne si opozitë do të dialogojmë brenda opozitës dhe me qytetarët hapat që do të hedhim. Rama një kufomë politike, regjimi i tij ka mbaruar”, deklaroi Basha.