Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha: Ka mbaruar koha e Sali Berishës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se ka kaluar koha e ish-kreut të kësaj partie, Salih Berishës dhe se “asgjë e askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”.

Ai në mbledhjen e Kryesisë së Grupit parlamentar, ka deklaruar se ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të partisë së tij për forume e interesa personale.

“Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur t’ia këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës”, tha ai./A2

Artikuj të ngjashëm