Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’ia heqin përcaktimin “non grata”.
Meqënëse ende nuk ka komunikim zyrtar, Berisha u pyet nga gazetarët për ta konfirmuar, por u shpreh se përderisa është para tyre, është edhe komunikim zyrtar.
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) apo Ambasada e SHBA-së në Tiranë ende s'ka komunikatë zyrtare.
DASH-i e shpalli “non grata” Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë në maj të vitit 2021.
DASH-i pretendonte se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.
Sipas DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.
-
Opozitarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe shpërndarjen e Kuvendit
-
“Më është treguar rruga se duhet të largohem” – Berisha tregon pse u largua nga Shqipëria
-
Berisha: Ka skenar për ta sulmuar selinë e PD-së
-
Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje
-
Berisha: Dorëheqja e Ramës, zgjidhja e vetme