Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Më është treguar rruga se duhet të largohem” – Berisha tregon pse u largua nga Shqipëria

Dajana Berisha

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, Dajana Berisha, ka treguar arsyet që shtyn të largohej nga Shqipëria. 

Berisha në “Konfront” të KTV-së ka thënë se sistemi politik në Shqipëri është i atillë që nëse dëshiron të mbijetosh duhet të ulësh kokën ose të largohesh. 

“Unë jam prej atyre njerëzve që kam zgjedhur të largohem. Megjithë kontributin që desha të jap si intelektuale e si një njeri që ka studiuar jashtë vendit, më është treguar rruga që duhet të largohesha. Kam zgjedhur të largohem. Largimi në një mënyrë është revolucion i heshtur. Në termat akademik të teorive të emigracionit njerëzit largohen në pamundësi për ta ndryshuar situatën”, tha Berisha. 

Por, Berisha ka thënë se gjeneratat e reja tash kanë një luks në duart e tyre, e që është teknologjia.

Ajo tha se ata po komunikojnë e po organizohen nëpërmjet telefonit. 

Për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, Berisha ka thënë se ato janë shndërruar në revolta popullore. 

“Revolta brenda ka shumë mllef. Mllef jashtëzakonisht i madh i mbledhur për vite e vite kundër një establishmenti politik që ka dështuar t’i kryejë reformat që populli shqiptar i ka pritur dhe i ka ëndërruar”, tha Berisha. 

Berisha ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka personalizuar pushtetin dhe se është ai që i merr gjitha vendimet. 

Ajo ka thënë se protestat po ia kujtojnë vitet ’90 në Tiranë kur tërhiqej zvarrë busti i Enver Hoxhës. 

Lexo përditësimet tjera
Konfront

LIVE: Kërcënimet e Edi Ramës ndaj protestuesve