Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, ku akuzoi sërish qeverinë për kapjen nga krimi dhe droga.
Ai theksoi se jeta dhe prona e qytetarëve në Shqipëri, është nën kërcënimin e drogës dhe nuk mund të mbrohen nga ata që mbollën krimin në vend.
“Javët e fundit po shohim realitetin e vërtetë të krimit në Shqipëri. Ajo drogë që kapet, është shumë herë më e vogël në sasi, sesa ajo që në të vërtetë kalon. Në vend të investimeve të huaja, ne tani kemi tregun e kokainës. Edi Rama është i zhytur dhe i kapur nga trafikantët e hashashit dhe kokainës. Për sa kohë që Edi Rama të jetë në pushtet, do të arrestohen vetëm shoferë dhe do të promovohen drejtuesit e vërtetë të krimit. Sot, jeta dhe prona e shqiptarëve është e kërcënuar nga paratë e krimit”, u shpreh Basha.
-
Basha: Gati 14 mijë euro u shqiptuan gjoba për tejkalim të peshës nga mjetet e rënda
-
Basha për aksidentin me fatalitet në autostradë: Raporti policor thotë se drejtuesi humbi kontrollin mbi veturën
-
Vazhdojnë përplasjet mes Ramës e Bashës
-
Berisha thotë se i është hequr “non grata” nga SHBA-ja
-
Qori: Kurrë s’ka pasur protesta kaq të mëdha që s’janë nisur nga partitë në Shqipëri, Rama të japë dorëheqje