Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha: Bajram Rexhepi, njeri i veçantë dhe shqiptar i madh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit kosovar, Bajram Rexhepi, të cilin e cilësoi “njeri të veçantë dhe shqiptar të madh”.

“Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim. Kam pasur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij”, shprehet Basha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, Kreu i PD-së bashkon lutjet me ato të familjarëve dhe miqve të tij. “U prehtë në paqe! i paharruar kujtimi i tij!​”, shkruhet në reagimin e Bashës.