Banoret e fshatit Shipitullë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës me kërkesën e vetme punësimin e rreth 150 të rinjve të fshatit që u shpërngulën nga pronat e tyre, raporton KTV.
Banorët kanë thënë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet ta mbajë premtimin e dhënë në shtatorin e vitit të kaluar, kur edhe i kishte bindur ata që të pranonin propozimin e qeverisë, por sot kryeministri nuk i priti.
Pasi kanë pritur rreth dy orë, ata janë kthyer mbrapsht të indinjuar nga refuzimi i kryeministrit dhe kanë paralajmëruar se të shtunën do t’i ndalin punimet në nxjerrjen e thëngjillit.
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët e fshatit Shipitullë protestojnë para Qeverisë, paralajmërojnë ndaljen e nxjerrjes së thëngjillit
-
Shipitullasit kërkojnë nga Haradinaj t’i punësojë në KEK
-
Banorët e Shipitullës kërkojnë që shteti t’ua blejë edhe shtëpitë me oborre
-
Banorët e Shipitullës, mes pluhurit dhe zhurmës së ekskavatorëve
-
Qeveria jashtëligjshëm planifikon punësimin e banorëve të Hadës dhe të Shipitullës në KEK