Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit nuk mund të marrin shërbime shëndetësore qe disa vjet në Ambulancën e Mjekësisë Familjare që gjendet aty, shkruan sot Koha Ditore.
Ata duhet të bëjnë 10 kilometra rrugë (në njërin drejtim) për të marrë shërbime në Qendrën e Mjekësisë Familjare në (QKMF) Obiliq. Edhe pse objekti është ndërtuar pas luftës, pak vjet ka qëndruar i hapur.
Kryetari i fshatit Shipitullë, Azem Mjeku, thotë se edhe ofrimi i shërbimeve në shtëpi ka vjet që nuk funksionon. Arsyetimi i zyrtarëve komunalë se ka pak banorë në fshat, sipas tij, nuk qëndron, pasi edhe sikur një banor të jetë, ai ka të drejtë të ketë shërbimet e domosdoshme. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm
-
Funksionalizohet Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Dumnicë
-
Tash e dy vjet, disa QMF në fshatra të Kaçanikut qëndrojnë të mbyllura
-
Prej disa ditësh, banorët e fshatit Kraishtë përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore
-
VV: Pacientët presin me orë të tëra për të marrë shërbime, zyrtarët e mohojnë
-
Banorët e Kishnicës mund t’i marrin shërbimet shëndetësore vetëm një herë në javë