Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Petrovës së Shtimes në hall nga vërshimet, kërkojnë rregullimin e shtratit të lumit

Banorët e Petrovës së Shtimes prej disa vitesh po përballen me vërshime sa herë që ka të reshura të shiut. Me vërshime të tilla ata janë duke u përballur edhe gjatë ditëve të fundit.

Me telashe më të mëdha po përballen banorët e lagjeve që jetojnë afër lumit si pasojë e mos rregullimit të shtratit të tij.

Ujërat e shiut gjatë së enjtes dhe të premten kanë depërtuar edhe nëpër disa shtëpi të banueshme duke dëmtuar pajisje të ndryshme të amvisërisë.

Isuf Hysenaj, është njëri nga banorët e këtij fshati i cili prej vitesh po kërkon nga autoritetet lokale që ta rregullon shtratin e lumit që kalon afër shtëpive të banimit dhe hapjen e kanaleve për trajtimin e ujërave atmosferik.

“Sa herë që kemi të reshura të shiut , ujërat depërtojnë nëpër oborre dhe nëpër shtëpi të banimit. Unë personalisht jam i dëmtuar më së shumti, andaj kam kërkuar prej komunës që t’i ketë parasysh kërkesat tona për rregullimin e lumit dhe të gypave atmosferik sepse të njëjtat ujëra po depërtojnë në shtëpinë time”, është ankuar Hysenaj.

Edhe Banorët e Petrovës së Shtimes në hall nga vërshimet, kërkojnë rregullimin e shtratit të lumit Arbëri Banorët e Petrovës së Shtimes në hall nga vërshimet, kërkojnë rregullimin e shtratit të lumit

Ai sqaron se disa herë ka marrë premtime prej autoriteteve lokale por deri tash nuk është zgjidhur problemi i banorëve, andaj kërkon nga komuna ta harton një projekt të detajuar për trajtimin e ujërave atmosferik të cilat po ua vërshojnë oborret dhe shtëpitë e banimit sa herë që ka të reshura të shiut.

Bardhyl Rushiti, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Shtimes nuk ka qenë i qasshëm gjatë së premtes për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje.