Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Komunës së Shtimes do të përballet sërish me furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm, si pasojë e problemeve teknike në stacionin e pompimit në Rashincë.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, shembja e vazhdueshme e dheut në ujërat nëntokësore ka shkaktuar turbullira në këtë stacion, konkretisht në pusin nr. 2 të nënstacionit të Rashincës.
Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe sasinë e ujit të furnizuar për konsumatorët.
“Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Komunës së Shtimes, përkatësisht fshatrat: Davidovc, Rashincë, Muzeqinë, Gjurkovc, Vojnovc dhe Gllavicë, do të përballen sërish me furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim.
Banorëve të këtyre zonave u rekomandohet të shfrytëzojnë ujin me kujdes deri në normalizimin e gjendjes.
“Furnizimi do të përmirësohet menjëherë sapo shërbimet laboratorike të konstatojnë se uji është i pijshëm dhe i përshtatshëm për përdorim”, thuhet më tej në njoftim.
-
KRU “Gjakova” njofton për reduktime të ujit në disa zona
-
Dëmtimi i gypit në Shkabaj lë pa ujë edhe sot disa zona
-
Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, këto zona do të kenë reduktime
-
Çrregullim i furnizimit me ujë në disa pjesë të Fushë-Kosovës, problem edhe në Prishtinë e Drenas
-
Fshatrat Sllatinë e Henc do të mbesin pa ujë më 5 dhe 6 mars