Banorët e “Kompleksit 300” të lagjes “Dardania” të Fushë-Kosovës kanë vazhduar kundërshtimin e tyre për ndërtimin e paraleles së shkollës fillore “Mihal Grameno” afër banesave të tyre.
Ata e kanë dorëzuar edhe një peticion me 60 nënshkrime nëpër institucione të ndryshme të nivelit lokal e qendror të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kimete Ahmeti po shpreson që kjo iniciativë e tyre të merret parasysh nga këto institucione.
“Ne si banorë-nënshkrues të peticionit shpresojmë dhe presim mirëkuptim te të gjitha institucionet që iu kemi drejtuar. Së paku jo nga zyrat, por të dalin në terren, të shohin me sytë e tyre krimin-shkatërrimin e hapësirës së vetme të gjelbëruar në krejt Fushë-Kosovën. Rrënimin e qetësisë të banoreve që me ndërtimin e shkollës në fjalë po i fusin në burg duke ua mbyllur edhe dritën e diellit,duke afruar dritare me dritare shkollën dhe banesat”, ka thënë Ahmeti.
Kjo banore e lagjes “Dardania” ka thënë se më 20.07.2107, në emër të banorëve të‘Kompleksit 300’ kanë dorëzuar peticionin me 60 nënshkrime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Stangnon ndërtimi i shkollës, Fushë Kosova s’ka mjete për objektin e “Mihail Gramenos”
-
Komuna e Fushë Kosovës pa leje nisi ndërtimin e shkollës
-
Komuna e Fushë Kosovës reagon në lidhje me ndërtimin e shkollës
-
KMDLNJ reagon për ndërtimin e shkollës në Fushë Kosovë
-
Pse banorë të Fushë – Kosovës kundërshtojnë ndërtimin e shkollës