Banorët e banesave të Bardha të Fushë Kosovës, të cilët nuk po pajtohen me lokacionin që komuna e ka zgjedhur për ndërtimin e shkollës paralele “Mihal Grameno”, kanë drejtuar ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Menjëherë Inspektorati i kësaj ministrie ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se objekti i shkollës nuk posedon leje ndërtimore, raporton KTV.
Inspektim i është bërë edhe Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës, me ç’rast inspektorët e kanë urdhëruar këtë të fundit që të ndërmarrin masa ligjore për ndërprerjen e punëve.
Pavarësisht kësaj, Komuna sërish ka vazhduar me punimet për ndërtimin e objektit shkollor, zyrtarë të së cilës thonë se ky fakt nuk i ka penguar aspak.
Sipas tyre, Komuna është në përgatitje e sipër të plotësimit të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm lidhur me këtë çështje.
Komuna e Fushë Kosovës është zotuar se ky objekt, pavarësisht këtyre pakënaqësive, do të ndërtohet me arsyen se në shkollën “Mihal Grameno” ka numër të madh nxënësish - deri në 45 sosh në një klasë.
-
Pse banorë të Fushë – Kosovës kundërshtojnë ndërtimin e shkollës
-
Afro 50 nxënës në secilën paralele të shkollës fillore në Fushë-Kosovë
-
Stangnon ndërtimi i shkollës, Fushë Kosova s’ka mjete për objektin e “Mihail Gramenos”
-
Fushë-Kosova nis ndërtimin e objektit shkollor pa leje ndërtimore
-
Komuna e Fushë Kosovës reagon në lidhje me ndërtimin e shkollës