Komunën e Fushë Kosovës e ndajnë vetëm pak kilometra me kryeqytet, gjë që ka ndikuar edhe në mbipopullimin e saj brenda për një kohë shumë të shkurtër, raporton KTV.
Pothuajse në secilën shkollë fillore, në një klasë mësimin e ndjekin së paku 45 nxënës në tri ndërrime të ndara.
Për ta lehtësuar këtë ngarkesë të madhe nëpër shkolla fillore, kjo komunë ka nisur punën për ndërtimin e shkollës paralele “Mihal Grameno”, te Banesat e Bardha.
Por, ndërtimi i saj i ka zënë në befasi banorët e ndërtesave përreth, të cilët thonë se ky vend nuk është lokacioni i duhur.
Ata nuk janë kundër ndërtimit të shkollës, por ankohen se vendi ku po planifikohet të ndërtohet shkolla nuk ka hapësirë të mjaftueshme.
Tashmë ata kanë nisur të mbledhin edhe nënshkrime për peticion kundër ndërtimit të shkollës, ndërkaq zotohen se nuk do të lejojnë vazhdimin e punimeve.
-
Komuna e Fushë Kosovës pa leje nisi ndërtimin e shkollës
-
Klasat në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë me nga 46 nxënës
-
Afro 50 nxënës në secilën paralele të shkollës fillore në Fushë-Kosovë
-
Stangnon ndërtimi i shkollës, Fushë Kosova s’ka mjete për objektin e “Mihail Gramenos”
-
Komuna e Fushë Kosovës reagon në lidhje me ndërtimin e shkollës