Banorët e Hades dhe Shipitullës kanë paralajmëruar protestë para drejtorisë së KEK-ut te TC Kosova B për datën 12 shtator, me kërkesën që shpronësimi i pronave të tyre të jetë i pranueshëm për të dyja palët dhe t’iu jepet mundësia për punësim në pajtim me Ligjin për Obiliqin.
Ata përmes një komunikate për media përkujtojnë se për shkak të diskriminimit nga KEK-u me rastin e shpronësimit të pronave, iu bëjnë thirrje qytetarëve të Obiliqit, partive politike me seli në Obiliq, OJQ-ve, bizneseve dhe institucioneve në Komunën e Obiliqit që t’i përkrahin me pjesëmarrjen e tyre në protestën gjithë-popullore, e cila do të fillojë në ora 09:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kërkojmë përkrahjen tuaj për këtë protestë kundër KEK-ut, që një herë e përgjithmonë qytetarët e Obiliqit të trajtohen dinjitetshëm sipas Ligjit për Obiliqin dhe ligjeve tjera në fuqi, ku shpronësimi të jetë i pranueshëm për të dy palët, si dhe të na jepet mundësia për punësim sipas ligjit të lartcekur, prandaj nëpërmjet kësaj proteste iu bëjmë thirrje të jemi bashkë të gjithë kundër diskriminimit”, thuhet në komunikatë.