Banorët e lagjeve “Krasniqi”, “Berbatovci”, “Mirena” dhe “Mjekiqi” të fshatit Hade dhe Shipitullë, kanë më shumë se 78 orë që janë duke protestuar para ekskavatorëve të KEK-ut, të cilët po punojnë afër shtëpive të tyre.
Këta banorë thonë se për shkak të këtyre punimeve atyre po u rrezikohet jeta, derisa shtojnë se edhe Ligji për Minierat dhe Mineralet distancën siguruese e parasheh 250m.
Kujtojmë se ata kanë paralajmëruar protestë para drejtorisë së KEK-ut te TC Kosova B për datën 12 shtator, me kërkesën që shpronësimi i pronave të tyre të jetë i pranueshëm për të dyja palët dhe t’iu jepet mundësia për punësim në pajtim me Ligjin për Obiliqin.
Lexo edhe: Banorët e Hades e Shipitullës protestojnë më 12 shtator
Ata ankohen se ekskavatorët janë duke zhvilluar punimet afër objekteve të banimit në afërsi prej 50-120 metra.
Edhe
Protesta për pronat edhe në Kakome të Shqipërisë, shembet një rrethim 22-vjeçar
“Kryeinspektori i KPMM-se z. Fatmir Gërguri me urdhëresë të datës 06.07.2017 ua ka ndërprerë punën këtyre dy ekskavatorëve, kurse me datën 08.09.2017 e ka fuqizuar këtë urdhëresë, ndërsa prapë këta ekskavatorë po tentojnë me punu. Banorët po reagojnë, kurse institucionet po heshtin”, thuhet në e-mailin e dërguar nga organizatorët e kësaj proteste për KosovaPress.
Ata kanë shtuar se KEK-u nuk ka licencë për operim në këtë zone për shkak se nuk e ka respektuar zonën e sigurisë në distancë prej 250m, sipas ligjit në fuqi.
-
LDK: KEDS-i dhe MINTI po i tërheqin provat e mashtrimit, po bëjnë vepër penale
-
Banorët e Zajmit paralajmërojnë protesta radikale nëse nuk vendoset drejtësi për pronat e tyre
-
Thirrje për ZRRE-në e Qeverinë: Mos luani me durimin e popullit
-
Banorët e revoltuar të një fshati bllokojnë magjistralen Prishtinë-Podujevë