Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Gjurgjevikut ndihen të shpërfillur nga pushteti lokal i Klinës

Fshati Gjurgjevik i Madh i Komunës së Klinës i ngjan një vendbanimi të harruar nga pjesa tjetër e botës.

Aty mungon çdo gjë për një jetë normale që kanë shumë vendbanime të tjera. Rrugë të vjetra me baltë të pambuluara as edhe me një lopatë zhavorr, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mungon mjeku në fshat, uji i pijshëm nga ujësjellësi, e këtij problemi i shtohet edhe mungesa e kanalizimit, i cili po i shkakton probleme të mëdha këtij fshati.

Vite me radhë fshati Gjurgjevik i Madh ballafaqohet me rrjedhjen e ujërave të zeza në fshat në mungesë të kanalizimit. Kjo gjendje sa vjen e përkeqësohet. Ujërat po rrezikojnë edhe pusin nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm shkolla e fshatit dhe një pjesë e banorëve.

Me programin e tij qeverisës, ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Klinës dhe trajtimi i ujërave të zeza kanë qenë dy premtimet kryesore gjatë fushatës vjeshtën e kaluar, nga kryetari i ri i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)