Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ujërat e zeza shpërndahen në Gjurgjevikë të Madh të Klinës

Banorët e fshatit Gjurgjevikë i Madh të Klinës janë duke u përballur me problemin e ujërave të zeza në mungesë të kanalizimeve.

Një lexues i Koha.net ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa bën të ditur se banorët e fshatit janë mobilizuar që të krijojnë disa kanale për të mos lejuar ujërat e zeza të depërtojnë në oborret e tyre.

Përmes një emaili ai thotë se, “sot banorët e Gjurgjevikut të Madh janë mobilizuar të bëjnë një kanal për t’iu ikur ujërave të zeza që vijojnë mbi rrugë e që depërtojnë nëpër oborre të shtëpive dhe nëpër puse të fshatit, ku janë afër 20 puse që uji i tyre përdoret për pije, ndër ta është edhe pusi i shkollës me ujin e të cilit shërbehen mbi 120 nxënës, e mbi 300 banorë. Në mungesë të kanalizimit, ujërat e zeza kalojnë nëpër këta puse. Lagjja Merturi është më e prekura nga këto ujëra”.

Banorët kanë kërkuar nga Komuna e Klinës që të ndërmarrin masa sa më të shpejta për të shmangur përhapjen e mundshme të ndonjë epidemie.

{gallery}