Ka 10 vjet që gypat për furnizim me ujë janë vendosur në fshatin Gllarevë të Klinës. Megjithatë, edhe një dekadë pas, Komuna e Klinës nuk ka arritur t’u sigurojë ujë 2500 banorëve të fshatit Gllarevë.
Për kryetarin e këtij fshati, mosfunksionalizimi i rrjetit të ujësjellësit për tërë këtë kohë, është shqetësues, raporton KTV.
Bala ankohet se puset nga të cilat furnizohen, shumë herë mbesin pa ujë.
Banorë të tjerë thonë se çdo palë zgjedhje mashtrohen me premtime për rregullimin e këtij problemi.
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, tregon se rrjeti nuk është lëshuar në funksion për shkak të mungesës së burimit të ujit.
Edhe
“Klina kurrë ma mirë s’ka qenë”, kryetari Elezaj lavdërohet për punët e bëra
Elezaj shton se po provojnë që këtë ta bëjnë përmes një burimi ekzistues.
Ky projekt, sipas Elezajt, parasheh shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e pjesës lindore të Klinës.
-
“Banorët e Klinës po enden poshtë e përpjetë për të siguruar ujë”, Rrustaj i VV-së kritikon udhëheqjen aktuale
-
Disa shkolla në Shtime prej ditësh përballen me mungesë të ujit
-
Mbesin pa ujë disa fshatra të Gjakovës
-
Banorët e disa fshatrave të Lipjanit vazhdojnë të kërkojnë investime në rrjet të ujësjellësit