Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ujërat e zeza vërshojnë tokat bujqësore të Gllarevës

 Banorët e fshatit Gllarevë të Komunës së Klinës që një vit e gjysmë janë duke u përballur me ujëra të zeza që po rrjedhin në livadhet e një pjesë të fshatit nga bllokimi i gypit të kanalizimit.

Megjithëse banorët disa herë kanë bërë kërkesa për ta sanuar gypin e plasur të kanalizimit, ata ende janë duke u përballur me të njëjtin problem. Kanalizimi nga i cili po rrjedhin ujërat e zeza, sipas banorëve, është kanalizimi i fshatit, në të cilin janë të përfshirë të tetë lagjet e fshatit dhe krejt ujërat e zeza të këtij fshati që grumbullohen në atë gyp, po derdhen në ato livadhe ku po krijojnë një moçal nga ujera të zeza kundërmuese, shkruan sot Koha Ditore.

“Problemi është se që një vit e gjysmë kanali i ujërave të zeza është i bllokuar. Kemi bërë vazhdimisht kërkesa që të sanohet gypi dhe të eliminohet kjo gjendje, e cila para dy jave ka qenë edhe më e rëndë, kur edhe është bërë një intervenim, por nuk është sanuar mirë”, ankohet përfaqësuesi i këtij fshati Emin Balaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)