Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë kanë protestuar të hënën, duke kundërshtuar projektin i cili është duke u implementuar “Te Santea” nga komuna e Prishtinës.
Sipas tyre, me këtë projekt nuk po lirohen dritaret egzistuese te podrumeve, te cilat janë mbyllur gradualisht që nga pas lufta.
Ata kanë kërkuar rishqyrtimin e projektit, për të cilin thonë se nuk janë pyetur fare.
“Kemi dalë bashkë me kojshi me banorët rezident për problematikën e uzurpimit të dritareve tona. Komuna ka bërë një projekt “Te Santea” në lidhje me platenë mirëpo ne po e vërejmë që punimet nuk po shkojnë siç duhet dhe projekti nuk është siç duhet. Kjo për shkak se dritaret e podrumeve tona nuk po lirohen, që ashtu kanë qenë të uzurpuara kohë pas kohe, që nga pas lufte, pra janë shfrytëzuar nga lokalet këtu, për tarracë. Ne i kemi bërë dy ankesa, në drejtorinë e inspeksionit dhe në drejtorinë për Investimeve Kapitale. Pavarësisht këtyre, ne nuk kemi përgjigje pozitive prej komunës. Kemi pasur edhe dy takime me drejtor. Besoj që edhe kryetari, Përparim Rama, është i njoftuar për këtë. Të gjithë na kanë jep premtime që do të zgjidhet ky problem. Ne si banorë nuk jemi konsultuar para projektit. Projekti është bërë pa konsultimin tanë dhe në dëm tonin duke mos u liruar dritaret e uzurpuara”, ka thënë qytetari Besim Shala.
“Na nevojiten të kthehen dritaret e uzurpuara. E gjithë kjo është për shkak të sigurisë dhe shëndetit. Kur them shëndetësore është insektet dhe brejtësit të cilët batinë sëmundjet ngjitëse. Dhe çështja e sigurisë se muret kanë filluar të qahen për shkak të ujit dhe lagështisë së madhe”, ka shtuar ai.
Ndërkaq qytetari Uran Berisha se nuk janë konsultuar se si të veprohet.
“Kur kanë ardhur të bëjnë prezantimin e projektit këtu dhe fillimin e punimeve, unë kam dalë dhe jam ankuar dhe këtë gjë ai e ka shfrytëzuar vetëm për ta postuar në faqen e tij në ‘Facebook’. D.m.th me neve askush nuk është konsultuar se çka është më e mirë kur bëhet kjo. Unë qetash ju tregoj se si kanë qenë dritaret përpara dhe në çfarë gjendje ka ardhur podrumi që është mbyllë”, është shprehur Uran Berisha.
Gjatë shtatorit të këtij viti është njoftuar se po lirohen hapësirat te “Santea” në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, duke hapur rrugën për vazhdimin e punimeve.
“Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetesës, me fokus në realizimin e standardeve më të larta për një Dardani më funksionale dhe të bukur”, thuhet në njoftimin e zyrtarëve komunalë.