Policia e Kosovës ka hapur rrugën që çon në fshatin Banjskë, ku tri ditë më parë, policia u sulmua nga një grup i armatosur serb.
Në 34 fotografitë e fotoreporterit, Alban Bujari tregohet gjendja në të cilën ka mbetur ky fshat.
Në fotografi shihen dëmet e shkaktuara nga plumbat, forcat policore, vendi ku ka qëndruar nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq dhe banorët e këtij fshati.
Të dielën e 24 shtatorit nga sulmues të armatosur në Banjskë të Zveçanit ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre të tjerë, njëri prej tyre me armë zjarri. Edhe tre sulmues janë vrarë nga aksioni pasues i Policisë së Kosovës, ndërkaq tetë janë arrestuar. Deri tash tre janë dërguar në paraburgim e katër janë liruar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.
{gallery}