Rreth 100 pako ushqimore i ka shpërndarë Policia e Kosovës për qytetarët e fshatit Banjskë në Zveçan, ku dy ditë më parë pati sulme ndaj Policisë.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.
Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.
Të hënën në mbrëmje janë publikuar pamjet nga droni, në të cilën shihen lëvizjet e sulmuesve serbë brenda dhe jashtë Manastirit të Banjskës.
Orët e para të së martës kanë kaluar qetë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
-
BE-ja shpreh keqardhje që Serbia s’i ka marrë veprimet e nevojshme në sulmin në Banjskë
-
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
-
Rasti “Banjska” - Dëshmitari thotë se dëgjoi të shtëna armësh e pa persona të armatosur përreth hotelit
-
Rutte: Po presim llogaridhënie nga Vuçiqi për Banjskën
-
Përfaqësuesi i BE-së bën thirrje që të sillen para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë