Armatim i rëndë, automjete e pajisje të shumta ushtarake, ka kapur Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, pas aksionit të së dielës.
Të gjitha janë prezantuar nga Policia të hënën. Është thënë se kanë qenë mbi 20 vetura e mbi 100 uniforma ushtarake. Ka pasur granata dore, zolla të mbushura e eksplozivë.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.
Të gjithë arsenalin e armëve të kapur në Banjskë mund ta shihni përmes fotogalerisë së fotoreporterit të KOHËS, Driton Paçarada.
-
Policia kap tjetër arsenal armësh në Zveçan
-
Policia e Kosovës kujdeset për qytetarët e Banjskës
-
Një vit nga sulmi në Banjskë, terroristët të lirë në Serbi
-
Arsenali i armëve në veri u kap në pronat e të kërkuarve për sulmin në Banjskë
-
Policia e Kosovës konfiskon armë në veri, një ish-zyrtar policor i ndaluar

















































